Lajme
Austria lehtëson masat e izolimit, hap dyqanet e vogla dhe parqet
Austria ka ndërmarrë hapat e parë përsëri drejt kthimit në normalitet.
Qeveria do të lejojë një lehtësim të masave të izolimit, të marra për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i tha kombit se festimet e Ditës së Pashkëve kishin përjetim ekuivalent me “ringjalljen”, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.
Dyqaneve të vogla, parqeve publike, vetëshërbimeve dhe qendrave të kopshtarisë iu dha leja të hapen të martën në mëngjes pasi u mbyllën për gati një muaj. Por, austriakët duhet të respektojnë masat e rrepta distancuese, si dhe të vendosin maska.
Gjobat në vend prej 25 € mund t’u jepen atyre që shkelin rregullat.
Kurz tha se vendi ishte “në rrugën e duhur”. Ai tha se shkalla e infeksioneve po binte në nivelin e duhur, dhe falënderoi austriakët për disiplinën e treguar.
“Tani po marrim hapat e parë drejt normalitetit”, shtoi tutje kancelari austriak.
Austria, e cila ka pak më pak se 8.9 milion banorë, është pare në Gjermani si një shembull për t’u ndjekur në trajtimin e koronavirusit, për shkak të shkallës relativisht të ulët të vdekjes, e cila të martën ishte 384 dhe me më shumë se 14 mijë të infektuar.
Austria po lejon hapjen e dyqaneve prej 400 metrash katrorë, por me vetëm një klient për çdo 20 metra katrorë. Dyqanet mund të hapen nga 07:00-19:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih