Kosova

Austria, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, është shprehur se një marrëveshje Kosovë-Serbi është e domosdoshme që të dy vendet të bëhen pjesë e BE-së, ndërkohë që pavarësinë e Kosovës thotë se duhet ta njohin të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Ai shprehet se Republika e Austrisë është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën dhe rajonin në luftimin e pandemisë COVID-19. Kështu ka thënë shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, duke folur për ndihmën e BE-së me vaksina, që realizohet përmes Austrisë në një intervistë për koha.net.

Po ashtu, ministri Schallenberg është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve dhe hedh poshtë idetë për ndryshim kufijsh në rajon, përkrah njohjen e pavarësisë së Kosovës nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është domosdoshme për anëtarësimin e të dy vendeve në BE.

Gjithashtu, Schallenbergu ka thënë edhe se Austria përkrah plotësisht liberalizimi i vizave për Kosovën. /Albinfo.ch