Bota

Austria ka nevojë për mjekë, austriakët ikin jashtë vendit

Oda e Mjekëve të Austrisë ka prezantuar të dhënat sipas të cilave aktualisht janë të lira 300 vende pune për mjekët

Oda e Mjekëve të Austrisë ka paralajmëruar deficitin e mjekëve nëpër spitale dhe parashikon se situata në Austri do të përkeqësohet nëse nuk bëhet diçka në këtë drejtim.

Harald Meyer, kreu i organizatës, i cili përfaqëson punonjësit mjekësorë vuri në dukje plakjen e mjekëve nëpër spitale, që tregon se 25 për qind e tyre në dhjetë vitet e ardhshme do të dalin në pension, dhe kjo është një “humbje” e 6.400 infermierëve, përcjell albinfo.ch  lajmin e medieve uastriake.

Oda e Mjekëve të Austrisë ka prezantuar të dhënat sipas të cilave aktualisht janë të lira 300 vende pune për mjekët.

Për shumë mjekë të rinj kushtet e punës nuk janë atraktive dhe nuk ka modele fleksibile. Është problematike koha e punës, për shkak se është shumë e vështirë që të përshtatet karrierra duke punuar në spitale me familjen dhe fëmijët.

Të dhënat tregojnë se që nga viti 2003 kanë ikur jashtë vendit një total prej 7.000 mjekëve.

Statistikat tregojnë se 1.500 njerëz në vit janë pranuar për të studiuar mjekësi, por vetëm 1.300 janë duke përfunduar studimet e tyre, ndërsa vetëm 900 mbesin në Austri.

Mayer kërkoi reduktimin e burokracisë në punën mjekësore. Mjekët austriakë shpenzojnë në spitale 40 për qind të kohës së tyre në administratë dhe dokumente.