Zhvillim
Austria ka investuar miliona euro në veriun e Shqipërisë
Prej afro 20 vjetësh, shteti austriak ka investuar disa qindra miliona euro për përmirësimin e imazhit dhe të ekonomisë së Shqipërisë së veriut
Gjatë dy dekadave të fundit, Republika e Austrisë ka investuar qindra miliona euro në Shqipërinë e veriut, për ta përmirësuar imazhin e kësaj zonë, më të pazhvilluar të vendit. Duke investuar në infrastrukturë, turizëm, energjetikë e arsim, Austria forcon marrëdhëniet me Shqipërinë.
Duke pasur ndikimin substancial para një shekulli, për bërjen e Shqipërisë shtet, Austro-Hungaria duket se nuk e ka harruar Shqipërinë, respektivisht Shkodrën, njërën nga qendrat kryesore të veriut shqiptar. Prej afro 20 vjetësh, shteti austriak ka investuar disa miliona euro për përmirësimin e imazhit dhe të ekonomisë së kësaj zone. Ky investim, siç raporton DW, vjen si rezultat i marrëdhënieve bilaterale të Austrisë me Shqipërinë, shumëvjeçare, e cila po konkretizohet me një bashkëpunim afatgjatë në disa fusha të rëndësishme.
Lista e projekteve të qeverisë austriake për të mbështetur financiarisht Shqipërinë gjatë këtyre viteve, konsiston dhe përbëhet nga shumë sektorë të domosdoshëm dhe jetikë për zonat veriore dhe banorët e tyre si energjitikë, infrastrukturë, miniera, ujësjellës-kanalizime etj. Investime të vazhdueshme ka pasur edhe nga mjaft agjenci me emër dhe donatorë të ndryshëm austriakë edhe në shëndetësi, turizëm, arsim-kulturë, bujqësi, etj, duke përfshirë këtu edhe zonat rurale kryesisht ato malore, të cilat përballen sot me mjaft vështirësi ekonomike e sociale.
Investimi i parë serioz i Austrisë në Shqipëri, llogaritet të jetë themelimi i Bankës së Kursimeve, nga Raiffeisen International Holding SHPK e themeluar në prill të vitit 2004. Në sektorin financiar, Raiffeisen Bank është një ndër më kryesoret në tregun bankar në Shqipëri. Investimi i dytë më i madh në Shqipëri, ishte ai për ndërtimin e Hidrocentralit të Ashtës, në zonën e Bushatit, në afërsi të qytetit të Shkodrës.
Financimi nga Shteti Austriak për këtë vepër në veri të Shqipërisë, llogaritet në shumën prej 218 milionë eurosh. Ndërtimi i kësaj vepre i është dhënë me konçension kompanisë austriake “Verbund” dhe po zbatohen me një teknologji moderne dhe bashkëkohore, nga homologia e saj, firma “Porr”. Sipas Konsullit Austriak të Nderit në Shkodër, Gjergj Leqejza: “Kjo tregon se pjesëmarrja e qeverisë austriake, nëpërmjet organizatave të specializuara dhe donatorëve të ndryshëm, ka qenë tepër efikase, për sa i përket hartimit dhe financimit të shumë projekteve të rëndësishëm”.
Projektet dhe investimet e palës austriake, ndërkaq janë shpërndarë edhe në përmirësimin e infrastrukturës komunale, furnizimin me ujë të pijshëm, rrjetit të kanalizimeve, ujërave të zeza, etj. Nëpërmjet Agjencisë Austriake për Zhvillim ADA, tri prej zonave më të populluara dhe më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj në rajonin verior të Shqipërisë, kanë përfituar mbi 60 milionë euro, për rehabilitimin e plotë të këtij sistemi. Po kjo agjenci në formë granti ka investuar rreth 7 milionë euro për ndërtimin e depozitës më të madhe të ujit të pijshëm në vend, në afërsi të qytetit të Shkodrës, e para e këtij lloji në Shqipëri.
Ndërkaq 40 milionë euro nga ky fond, janë dhënë për rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit në zonën turistike Shirokë-Zogaj. Gjatë kësaj periudhe është bërë edhe ndërtimi i katër ujësjellësve të rinj me fondin prej 1.2 milionë eurosh, enkas për rrethinat e Qarkut të Shkodrës. Investimet e qeverisë austriake që nga viti 1995, siç raporton më tej DW, kanë bërë që qyteti verior i Shkodrës të jetë model dhe më i priviligjuari, përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, në shkallë republike. Eksportet austriake në Shqipëri, kryesisht ai i prodhimeve farmaceutike, makinerive elektrike, turbinave të ujit, pijeve alkoolike, etj, këto vitet e fundit, nga një nivel i ulët, kanë arritur tek një ritëm i ngjitjes deri në 80%.
Ndryshe, ndikimi i Austro Hungarisë ka qenë tepër i rëndësishëm edhe para 100 vitesh, kur Shqipëria u bë shtet sovran me 28 Nëntor të vitit 1912. Mjafton të përmendet edhe rolin e studiuesve të shumtë të albanologjisë, historisë, arsimit e shkencës së asaj kohe si Gustav Meyer, Norbet Jockl, Johann George Van Hann, Maksimilian Lambertzetj. Madje Konsulli Austriak i asaj kohe në Shkodër Adolf Ritter Von Zambaur, në të gjitha udhëtimet e tij brenda dhe jashtë vendit, është shoqëruar nga fotografi shkodran me emër, Pjetër Marubi.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?