Lajme
Austria, interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri
Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen, përfundoi vizitën e tij dyditore në Shqipëri. Ai u prit në Tiranë nga homologu i tij, Bajram Begaj, të cilit Van der Bellen ia theksoi edhe një herë mbështetjen e Austrisë. “Inkurajojmë Shqipërinë të kryejë reforma në sektorë që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe drejtësinë e pavarur, që janë çështje thelbësore në fokus të metodologjisë së re të zgjerimit, Austria ka mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në forcimin e shtetit të së drejtës”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Presidentit Federal, Alexander Van der Bellen, mori pjesë edhe në Forumin ekonomik të biznesit austriak të mbajtur mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Aty pjesëmarrës ishte një delegacion prej më shumë se 20 kompanish dhe sipërmarrësish austriakë. Interesat ekonomike të biznesit austriak, të shprehura në forumin e sipërpërmendur, u fokusuan në energjitë e rinovueshme, infrastrukturë dhe turizmin. “Vitet e fundit ka rritje në flukset hyrëse të investimeve të drejtpërdrejta të kapitalit austriak në Shqipëri, duke e vendosur Austrinë në vendin e partnerit të 6-të, më të rëndësishëm për Shqipërinë”, tha Presidenti Begaj në fjalën e tij në këtë forum, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Investimet e Austrisë në Shqipëri kapin shifrën e 485 milionë euro. “Më shumë se 50 biznese austriake operojnë në Shqipëri. Çështja kryesore e Forumit ekonomik të biznesit austriak është zhvillimi i bashkëpunimit në energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën miqësore me mjedisin. Jemi këtu për të ofruar ekspertizën tonë në interes të përbashkët”, u shpreh Van der Bellen, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Të martën presidenti Van der Bellen udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit