Kosova
Austria i refuzoi vizën një nëne për të qenë afër vajzës që po shërohet në Vjenë, ambasada del me reagim
Në mediat e Kosovës ditë më parë u pasqyrua ankesa e një nëne nga Kosova e cila përmes rrjeteve sociale i reagoi ambasadës së Austrisë në Shkup, pasi kjo e fundit nuk i lëshoi vizë.
Merita Hoxha-Maksuti, rrëfeu se vajza e saj e vogël e quajtur Maja, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ndodhet për shërim në Austri. Ajo thotë se pas disa përpjekjesh për të siguruar vizën dhe për të shkuar afër vajzës së saj, ambasada austriake në Shkup ka refuzuar ta pajisë me vizë.
Pas reagimeve të shumta nëpër rrjete sociale, ambasada e Austrisë ka dal me një sqarim në faqen e saj zyrtare.
“Ambasada duhet të kontrollojë informacionin nga aplikacioni për plotësinë dhe korrektësinë. Nëse dokumentet mungojnë ose nëse informacioni thelbësor rezulton i pavërtetë, përgjegjësia për këtë nuk është e ambasadës”, thuhet mes tjerash në sqarim, transmeton Albinfo.ch.
“Në raste urgjente humanitare kërkesave për viza u jepet përparësi. Në përgjithësi, procedurat e vizave kërkojnë vetëm një vizitë të vetme”, sqaron tutje ambasada derisa thekson se në rast kundërshtimesh ndaj këtij vendimi paraprak, aplikanti mund të paraqesë në ambasadë dokumente shtesë, të cilat duhet të merren parasysh për vendimin përfundimtar.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih