Lajme
Austria i jep fund bartjes së maskave
Qeveria austriake ka marr vendim që, nga 1 qershori të pezullon bartjen e maskës në transportin publik dhe dyqanet ushqimore. Por, me një vendim të tillë nuk është pajtuar kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig. Ai ka thënë se “pandemia ende nuk ka mbaruar”
Austria ka larguar pothuajse të gjitha masat mbrojtëse të koronavirusit. Kërkesa për mbajtjen e maskave FFP2 në dyqanet ushqimore dhe transportin publik, e cila është ende në fuqi, do të pezullohet për tre muaj, duke filluar nga data 1 qershor. Megjithatë, maskat do të mbetën në fuqi nëpër spitale dhe shtëpi të pleqve, shkruan albinfo.at.
Ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch dhe ministrja Kushtetuese, Karoline Edtstadler, prezantuan rregulloren e re të martën, gjatë një konference për shtyp.
Rauch dhe Edtstadler arsytuan afatin kohor prej tre muajsh, duke thënë se fundi i pandemisë ende nuk është i qartë. “Pandemia po na jep vetëm një “hapësirë frymëmarrjeje”. Por, në rast se ka rritje të numrit të infeksioneve, maskat do të vendosen sërish. Të gjithë skenarët na japin të kuptojmë se masat e reja mbrojtëse mund të jenë të nevojshme në vjeshtë”, ka thënë Rauch, përcjell albinfo.at.
Po ashtu, është marrë vendim që vaksinimi i detyrueshëm gjatë stinës së verës të mbetet i pezulluar. Kundërshtimi i personave për marrjen e vaksinës do të duhej të gjobitej nga mesi i marsit, por me rekomandimin e komisionit të ekspertëve, detyrimi për vaksinim u pezullua deri më 1 qershor. Sipas një rekomandimi tjetër të ekspertëve, kjo rregullore tashmë do të zgjatet edhe gjatë verës. Edtstadler shpjegoi se kërkesa për vaksinim është një shkelje serioze e të drejtave themelore të njeriut dhe për këtë arsye është e lejueshme vetëm nëse rekomandohet si masë e domosdoshme.
Çfarë do të bëjë Vjena?
Me sa duket, vendimi i qeverisë federale ishte një surprizë edhe për përgjegjësit në kryeqytetin austriak. Kryebashkiaku Michael Ludwig mblodhi ekipin e krizës në mëngjes për të diskutuar se si të vazhdohej. Në të kaluarën, qeveria e qytetit të Vjenës pothuajse gjithmonë ka vendosur një masë më të rreptë se qeveria federale.
Michael Ludwig shpjegoi në fillim të fjalëve të tij se ata do të qëndronin në anën e kujdesshme. Kështu që tani vendimi është marrë. Vjena i përmbahet rregullave më të rrepta. Një maskë FFP2 duhet të mbahet ende në transportin publik, farmacitë, ordinancat mjekësore, spitale dhe shtëpi të moshuarve, por nuk do të jetë e nevojshme në dyqanet e shitjes me pakicë. Sipas Ludwig, ky vendim është marrë në konsultim me ekspertët.
Ludwig shpjegoi se prioritet është mbrojtja e grupeve të caktuara të popullsisë. “Pandemia nuk ka mbaruar ende”, paralajmëroi kryebashkiaku.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes