Lajme
Austria heq obligimin për të mbajtur maska në vende të caktuara
Në shumë vende të caktuara publike në Austri, ku ishte e detyrueshme bartja e maskës, nga dita e hënë mund të hyni pa maskë, e cila shpesh ishte e bezdisshme dhe e pakëndshme për fytyrën tuaj.
Zhvillimet e mira drejt fundit të pandemisë kanë bërë që qeveria austriake tashmë të marrë edhe hapa të tjetër lehtësues. Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, të dielën, njofton Albinfo Austria.
Me rregulloren e re maskat nuk janë të detyruara për njerëzit që blejnë nëpër dyqanet tregtare, që vizitojnë restorantet, hotelet apo lokalet e tjera afariste. Po ashtu nuk janë të obliguar të bartin maskë as personat që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, edhe kur udhëtojnë së bashku me makinë.
Në anën tjetër, bartja e maskave do të vazhdon të jetë e obligueshme kur të udhëtoni me transport publik, në taksi, në shkolla, në gjitha shërbimet shëndetësore, duke përfshirë edhe farmacitë si dhe në çdo vend ku nuk është e mundur mbajta e largësisë së paku në një metër.
Sidoqoftë, distancë prej të paktën një metër duhet të mbahet për njerëzit që nuk jetojnë në të njëjtën familje. Një lajm i mirë vjen edhe për gastronomët. Orari i mbylljes së restoranteve, i cili ishte deri në orën 23.00, është zgjatur deri në orën 01.00 pas mesnate. Po ashtu në një tavolinë mund të qëndrojnë ulur më shumë se 4 persona. Megjithatë, personeli i lokaleve të gastronomisë duhet të vazhdojnë të kenë të mbuluar hundën dhe gojën.
Një dritë e gjelbër është edhe lejimi i organizimit të kampeve të pushimeve si dhe lejimi i organizimit të panaireve tregtarë dhe kongreseve të ndryshme, por kjo vetëm pasi të jenë të garantuara të gjitha kushtet për organizimin sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?