Lajme
Austria gradualisht fillon rihapjen pas izolimit të tretë
Shkollat, dyqanet, sallonet e bukurisë dhe muzetë do të hapen në Austri pas mbylljes së tretë në vend, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë që njerëzit që do të shkojnë në sallonet e bukurisë duhet të kenë një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë. Në dyqane duhet të përdoren maska mbrojtëse më të sofistikuara se vetëm ato prej materiali.
Hapja do të jetë graduale, sepse mund të jetë fatale në përhapjen e virusit Covid.
Restorantet dhe hotelet mbeten të mbyllura, kurse autoritetet thonë se nuk do t’i hapin këtë muaj.
Vendi ka qenë në izolim prej 26 dhjetorit, ndërsa Austria po mundohet që të ulë numrin e të infektuarve me koronavirus, shkruan AP.
Lideri opozitar austriak ka thënë se rihapja e tyre është rrezik i madh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik