Lajme

Austria, gati ta mundë koronavirusin, mbi 96 për qind të shëruar

Austria ka kryer 847,898 teste dhe nga to kanë rezultuar vetëm 20,472 të prekur, derisa nga numri total mbi 96 për qind janë të shëruar

Autroitetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se Austria ka të shëruar mbi 96% të të prekurve nga koronavirusi. Situata atje është e mirëmenaxhuar, edhe përkundër një rritje graduale të infektimeve, transmeton albinfo.ch.

Sipas statisitkave, që nga rastet e para e deri tani në Austri janë 20,472 infektime me koronavirus dhe nga numri total i tyre, 18,209 persona janë shëruar plotsisht. Kthyer në përqindje nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 96 për qind e tyre janë shëruar, shkruan albinfo.ch.

Nga ana tjetër, ky shtet numron 712 viktima nga Covid-19.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.

Kujtojmë se Austria është renditur e treta në vendet më të sigurta në evropë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch