Futboll

Austria fiton ‘betejën’ përballë Maqedonisë Veriore

Austriakët fituan ndeshjen e parë në këtë Evropian

Austria ka mundur 3:1 Maqedoninë Veriore, duke i prishur festën e debutimit.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Lainer në minutën e 18-të, duke kaluar austriakët në epërsi.

Në minutën e 26-të, Goran Pandev barazoi shifrat, duke shënuar golin e parë në një Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe duke hyrë në histori, shkruan albinfo.ch.

Por, Gregoritsch kaloi austriakët sërish në epërsi në minutën e 78-të, pas një asistimi nga David Alaba.

Fitoren e vulosi Marko Arnautoviq me një gol në minutën e 90-të.

Te Maqedonia e Veriut nga fillimi ishin katër futbollistë shqiptarë: Alioski, Musliu, Bardhi dhe Ademi, derisa në pjesën e dytë hyri edhe Bejtullai.