Lajme
Austria ende nuk e ka hequr karantinën për Kosovën
Ndonëse gjatë dy ditëve të fundit ka qarkulluar nëpër mediat të Kosovës një lajm që kinse nga dita e hënë edhe Austria do të heqë karantinën për qytetarët e Kosovës, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Tashmë është bërë e ditur se Zvicra e ka hequr karantinën për udhëtarët nga Kosova. Rënia e dukshme e numrit të ë infektuarve në Kosovë, ka bërë që shteti zviceran nga sot (28 shtator) të mos i detyrojë më udhëtarët që vijnë nga Kosova të hynë në karantinë, njofton Albinfo Austria.
Por njëlloj nuk ka vepruar Austria. Ndonëse gjatë dy ditëve të fundit ka qarkulluar nëpër media të Kosovës një lajm sipas të cilit nga dita e hënë edhe Austria do të heqë karantinën për të kthyerit nga Kosova, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Në një shkrim të ditës së hënë të portalit austriak oe24.at, bëhet e ditur se Kosova gjendet ende në listën e vendeve me rrezik nga Covid -19.
Që nga sot, siç bëjnë të ditur mediat austriake, listës së vendeve të rrezikuara i janë shtuar edhe Praga dhe Parisi. Në listën e vendeve që obligohen të paraqesin dëshmi të testit negativ apo karantinë, tashmë janë 37 vende.
“Që nga mesnata e së hënës, Austria ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për kryeqytetin çek, Pragën si dhe rajonet franceze IIe de France dhe Provence-Alpes-Côte d’Azur. Përveç kësaj, paralajmërime të reja për udhëtime që janë pjesë e vendeve me rrezik nga koronavirus u lëshuan edhe për Andorrën dhe për vendet jo-evropiane si: Izraeli, Argjentina, Bahreini, Kuvajti, Kosta Rika dhe Maldivet, raporton oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
Ndërkohë Suedia e cila po ashtu për shumë muaj ishte në listën e vendeve me rrezik potencial nga Covid -19, tash është hequr.
Për Portugali, rregullorja e karantinës vlen vetëm për regjionin e Lisbonës dhe Norte por jo për të gjithë shtetin.
Nëse hyni në Austri nga Suedia, Australia, Japonia, Kanada, Zelanda e RE, Koreja e Jugut dhe Uruguai nuk do të ju kërkohet dëshmi e testit negativ apo nuk obligoheni për karantinë.
Në anën tjetër, janë 37 vende të ndryshme të botës që kur të hyni në Austri u kërkohet një certifikatë mjekësore e testit negativ (jo më e vjetër se 72 orë) ose 10 ditë karantinë. Në mesin e këtyre shteteve bëjnë pjesë edhe: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Ja lista e shteteve:
Egjipti; Shqipëria; Andorra; Argjentina; Bahrein; Bangladeshi; Bjellorusia; Bosnja dhe Hercegovina; Brazili; Bullgaria; Kili; Kosta Rika; Ekuador; Indi; Indonezia; Irani; Izraeli; Kosova; Kroacia; Kuvajti; Maldivet; Meksika; Mali i Zi; Nigeria; Maqedonia e Veriut; Pakistani; Peruja; Filipinet; Republika e Moldavisë; Rumania; Rusia; Senegal; Serbia; Afrika e Jugut; Turqia; Ukrainë; SHBA.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane