Lajme

Austria bashkëpunon me Kosovën në sferën e sektorit financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Austrisè, Christoph Weidinger, të cilin e njoftoi me zhvillimet në sektorin financiar dhe për të rejat e këtij sistemi, me theks të veçantë që nga shfaqja e pandemisë Covid-19. Kjo u bë e ditur nga zyra e Guvernatorit të BQK-së, shkruan Albinfo.ch.

“Ndërsa ambasadori austriak, përveç tjerash, ka falënderuar Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe për informatat e ofruara në takim, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit austriak që të vazhdohet me bashkëpunimin dhe mbështetjen për BQK-në”, thuhet në njoftimin e BQK-së.