Lajme
Austria duhet të pranojë testet zvicerane të udhëtarëve
Kërkesa e kantonit St. Gallen është që të gjendet një zgjidhje më pragmatike në kufirin me Austrinë - dhe që testet zvicerane të njihen në të ardhmen
Kantoni i St. Gallenit po u reziston rregulloreve të reja që kanë hyrë në fuqi për hyrje në Austrinë fqinje.
Që nga e mërkura, sa i përket hyrjes në Austri vlen kjo: Kushdo që dëshiron të hyjë duhet të jetë në gjendje të tregojë një test negativ të koronës që është bërë në Austri, raporton srf.ch.
Testet e kryera në Zvicër nuk do të pranohen.
Por, sipas një deklarate për media të Kantonit të St. Gallenit, ky kanton është “irrituar” nga masa e marrë në Austri, transmeton albinfo.ch. Prandaj kantoni i është drejtuar guvernatorit të landit (republikës) Vorarlberg që kufizohet me Zvicrën dhe ministres federale të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Kërkesa e kantonit të përmendur është që të gjendet një zgjidhje më pragmatike në kufirin me Austrinë – dhe që testet zvicerane të njihen gjithashtu në të ardhmen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik