Lajme
Austria do t’i zgjatë kontrollet kufitare në dy kufij
Lajm jo i mirë për mërgimtarët
Kontrollet kufitare do të zgjaten me Slloveninë dhe Hungarinë për gjashtë muaj të tjerë nga 11 maji, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se më 11 maj përfundon afati i pezullimit të tanishëm 6-mujor të udhëtimit të lirë në këta kufij, raporton agjencia “Reuters”.
Lajmin për vazhdimin e afatit të kontrolleve kufitare në kufijtë me dy vendet fqinje e dha të martën në Radion ORF ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner.
“Ne do ta informojmë Komisionin Evropian në ditët e ardhshme që do të duhet t’i zgjatim këto kontrolle kufitare”, tha ministri austriak.
Sipas tij, pezullimi i vazhdueshëm i rregullave për udhëtim të lirë në zonën Schengen në këta kufij është i nevojshëm për ta luftuar imigrimin e paligjshëm.
Një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve tanë jetojnë në Austri. Shumë të tjerë, që jetojnë në vende të tjera të Evropës, e shfrytëzojnë territorin e këtij shteti për kalim transit gjatë udhëtimeve të tyre për në Kosovë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit