Lajme
Austria dëbon 4 diplomatë rusë
Ministria e Jashtme e Austrisë tha më 2 shkurt se ka dëbuar katër diplomatë rusë për veprime që bien ndesh me statusin e tyre diplomatik.
Ministria tha se diplomatët duhet të largohen nga vendi deri më 8 shkurt. Dy diplomatë punonin në Ambasadën ruse, ndërsa dy të tjerët ishin anëtarë të misionit rus në Kombet e Bashkuara në Vjenë, por nuk u dhanë më shumë detaje.
Deri tani nuk ka pasur reagim nga Moska.
Në prill të vitit 2022, Austria kishte dëbuar gjithashtu 4 diplomatë të tjerë rusë me arsyetimin e njëjtë.
Deri tani, shumë shtete të BE-së kanë dëbuar diplomatë rusë pas dënimit ndërkombëtar të mizorive që pretendohet se forcat ruse kanë kryer ndaj civilëve ukrainas.
Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e 12-të.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh