Lajme
Austri: Vendpushimet, të shqetësuara për ndryshimin e masave anti-COVID
Rregullat e reja të udhëtimit drejt Austrisë po çojnë në një valë anulimesh në rajonin e Salzburgut, që shquhet për resortet e sporteve dimërore.
Nga 25 dhjetori, kufizimet për personat që hyjnë në vend nga Britania e Madhe, Holanda, Danimarka dhe Norvegjia do të jenë më të forta, pasi vendet do të klasifikohen si “zona të rrezikuara”, që do të thotë se një karantinë dhjetëditore do të jetë e detyrueshme.
Nga karantina e detyrueshme do të përjashtohen vetëm ata që janë vaksinuar me dozën e tretë ose që kanë një test negativ.
Pavarësisht se shumë e përmbushin këtë kriter, shumica e njerëzve ende hezitojnë të udhëtojnë, duke ndikuar në turizmin dimëror.
Vetëm Holanda dhe Britania e Madhe përbëjnë rreth 25% të mysafirëve të dimrit të Salzburgut.
E gjithë kjo shkakton pasiguri dhe hotelierët në resortet dimërore frikësohen se sezoni tashmë ka mbaruar ende pa nisur realisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën