Lajme
Austri: Vdes infermierja pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca
Një infermiere ka ndërruar jetë, ndërkohë një tjetër është duke marr trajtimin mjekësorë në Spitalin e Përgjigshëm të Vjenës (AKH). E gjithë kjo dyshohet se ka ndodh pasi të dy infermierët kishin marr vaksinën AstraZeneca në klinikën spitalore në Zwettl, në Austrinë e Ulët
Menjëherë pasi mori vaksinën AstraZeneca kundër Covid -19, një infermiere 49-vjeçare nga klinika spitalore në Zwettl, ndërroi jetë. Megjithatë, që të sqarohet deri në detaje shkaku i saktë i vdekjes, një autopsi do të kryhet në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës (AKH), konfirmoi të shtunën, Bernhard Jany, nga Agjencia Shtetërore e Shëndetit në Austrinë e Ulët. Vdekja e saj ka ndodhur të dielën e kaluar në mbrëmje.
Ndërkohë, alarmi është ngritur kur një kolege e të ndjerës, 30 vjeçare e cila pasi është vaksionuar po më këtë vaksinë, ka pësuar empoli pulmonare. Ajo është duke u trajtuar që nga e premtja në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës. Lajmi i këtyre rasteve ka tronditur Austrinë dhe është temë kryesore e mediave austriake gjatë ditës së shtunë, përcjell albinfo.at
Agjencia për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit (AGES) njoftoi se një rezultat i hetimit mund të pritet prej 10 deri në 14 ditë. Pas këtyre rasteve tragjike, AGES pritet të vendos për anulimin e e dhënies së vaksinës AstraZeneca deri në verifikim e saktë të shkaktarëve që kanë sjell këto raste, shkruan oe24.at.
Pezullimin e vaksinës AstraZeneca e ka kërkuar të menjëhershëm edhe shefi i partisë opozitare (FPÖ), Norbert Hofer.
“Derisa të bëhën të qarta shkaktarët e vdekjes së infermierës dhe të del rezultati i autopsisë, vaksina me përbërësin aktiv të AstraZeneca, duhet të pezullohet menjëherë në Austri”, ka thënë ai.
Qeveria austriake, me konkretisht Ministria e Shëndetësisë ende nuk është deklaruar për këtë rast, ndërkohë sipas oe24.at bëhet e ditur se mbi 500 punonjës të spitalit në Zwettl janë vaksinuar më këtë vaksinë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë