Lajme
Austri, thirrje shqiptarëve të shënojnë Ditën e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Bëhet e ditur se publicisti Hazir Mehmeti u bënë thirrje shqiptarëve në Austri që të shënojnë ditën e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, përcjell albinfo.at.
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, publicisti Hazir Mehmeti, autor i librit “Pranverë e helmuar”, përmes një deklarate ka bërë thirrje që edhe shqiptarët në Austri më 15 janar të shënojnë Ditën e gjenocidit në Kosovë.
Kjo është deklarata e tij:
Të nderuara mikesha,
Të nderuar miq,
Vjenë, 07.01.2023
THIRRJE PËR SHËNIM
Tani po afrohet 15 janari, Dita e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë kësaj plage të hapur. Kjo datë është tani zyrtare. Në plotësimin e saj me simbolin përkatës QENDRA e drejtuar nga Bardhyl Mahmuti, kryetar dhe zëvendëskryetari Adnan Asllani bënë thirrje për sensibilizim të opinionit për shënimin e 15 Janarit dhe miratimin e simbolit të lulëkuqes me kateër petale si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Edhe në Austri ka hasur në mbështetje nga shumë veprimtare e veprimtarë, por kërkohet mbështetje e shoqatave, klubeve, institucioneve, rrjeteve organizative, në masivizim. Është detyrë atdhetare që të ndihmohet në zbardhjen e krimeve, evidentimin e tyre dhe denoncimin e kriminelit.
Mbështesim aktivitet e të gjitha shoqatave dhe individëve në shënimin e kësaj date me rëndësi në sensibilizim dhe vetëdijesimin kombëtar.
15 JANAR – Aktivitete përkujtuese, ndezje qirinjsh, lexim letrash, takime…
Gjenocidi serb në Kosovë nuk do harrohet!
Lavdi përgjithmonë!
Shqiptarët nuk harrojnë!
Hazir Mehmeti, publicist, Vjenë
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë Benzina më e shtrenjtë e Zvicrës gjendet në kantonin Uri. Kantoni ka vetëm 19 pika karburanti,...
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz
-
5 vende në botë ku nuk jeton asnjë zviceran
-
Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes