Lajme
Austri: Studimi i ÖIF nxjerr në pah sfidat e integrimit pas bashkimit familjar

Një studim i ri i Fondit Austriak të Integrimit (ÖIF) ka zbuluar se individët që mbërrijnë në Austri përmes bashkimit familjar janë më pak të prirur të gjejnë punë dhe më të ngadaltë në mësimin e gjermanishtes, krahasuar me ata që kanë aplikuar drejtpërdrejt për azil, shkruan The Local.
Studimi analizoi të dhënat nga 12,500 individë, përfshirë 2,500 anëtarë të familjeve që u bashkuan me të afërmit midis 2018 dhe 2024. Sipas raportit, gratë përbënin shumicën e të ardhurve familjare dhe kishin më shumë mundësi të ishin të papuna dhe të jetonin me fëmijë.
Ministrja e Integrimit, Claudia Plakolm (ÖVP), e cila komentoi rezultatet, tha se këto gjetje konfirmuan vendimin e qeverisë për të kufizuar bashkimin familjar, duke paralajmëruar mundësinë e krijimit të “shoqërive paralele” në shoqërinë austriake, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi: Në kuadër të Muajit të Frankofonisë, shfaqen dy dokumentarë nga regjisorët shqiptarë “Sans le Kosovo” nga regjisorja Dea Gjinovci dhe “The Short Trip” nga regjisori Erenik Beqiri. ...
-
Hap dyert Shkolla Shqipe në Frauenfeld në kantonin Thurgau
-
Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
Jeta në Zvicër
-
Numri i aksidenteve me biçikletë ka pësuar një rritje të dukshme në Zvicër Numri mesatar i aksidenteve me biçikletë në rrugët zvicerane është rritur me 50% gjatë dhjetë viteve...
-
A do të bëhet realitet rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë në Evropë?
-
Gratë beqare sfidojnë ligjin zviceran për të bërë fëmijë, aplikojnë ‘turizmin e fertilitetit’
-
Google lancon kërkimin me AI në Zvicër
-
Qeveria Federale dhe kantonet planifikojnë një task forcë kundër azilkërkuesve që shkelin ligjin