Lajme

Takim i sipërmarrësve shqiptarë në Austri

15 afaristë shqiptarë u takuan për të diskutuar rreth bashkëpunimit të bizneseve

Sipërmarrësit shqiptarë në diasporë morën pjesë në takimin e rrjetit të bizneseve në Salzburg të Austrisë. Takimi synonte diskutimin për mundësitë e bashkëpunimit me njëri-tjetrin me qëllim zgjerimin e bizneseve si dhe nxitjen e tyre për investim në trevat shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Ky ishte takimi i fundit i degës së Rrjetit në Salzburg që u mbajt më 24 janar, ku të pranishëm ishin rreth 15 afaristë.

Në këtë takim u bisedua rreth punëve të ardhshme të Rrjetit, anëtarësimet e reja dhe takimet e radhës në nivel të Austrisë. Po ashtu u diskutua për mundësi se si të lidhen bizneset shqiptare dhe të bashkëpunojnë edhe më shumë mes vete dhe nxitja e investimeve në vendlindje. Nikoqire e takimit ishte anëtarja e kryesisë së kësaj dege, Jehona Berisha. /Albinfo.ch.

Fotografia e Albanian Global Diaspora Business Network
albinfo.ch Fotografia e Albanian Global Diaspora Business Network