Lajme
Austri: Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, inflacioni në tetor shkon në 11 për qind
Çmimet e konsumit në Austri shënuan një rritje në tetor, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe karburantit, sipas vlerësimeve paraprake të Zyrës së Statistikave të Austrisë.
Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 11,0% në tetor krahasuar me 10,5% në shtator.
“Rritja e çmimeve tani ka prekur pothuajse të gjithë sektorët, përveç ushqimit dhe gastronomisë. Rritje të konsiderueshme të çmimeve tani mund të vërehen edhe në veshjet”, tha drejtori i Përgjithshëm i Statistikave të Austrisë, Tobias Thomas, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit të BE-së, u rrit me 11,5% në terma vjetore, në tetor, pas një rritjeje prej 10,9% në muajin e mëparshëm.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1% në muajin tetor, pas një rritjeje prej 1,6% në muajin e kaluar.
Në bazë mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 1,2% në tetor.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV