Lajme

Austri: Rriten kontrollet për zbatimin e masave kundër koronavirusit

Në Austri oficerët e policisë me uniformë dhe civilë do të rrisin kontrollet për zbatimin e masave kundër koronavirusit në dyqane, institucione hoteliere dhe në atraksione të njohura, duke filluar që nga e marta.

“Ne do të rrisim më tej kontrollet”, raportoi sot ministri i Brendshëm, Gerhard Karner. Sipas qeverisë, operacioni synon të monitorojë bizneset që nuk janë përputhje me rregulloret.

Kjo vlen për bizneset që nuk e marrin seriozisht detyrimin për të kryer kontrollet, si dhe për personat e pavaksinuar që mund të hyjnë vetëm në dyqanet që shesin mallra esenciale.

“Personat që nuk janë vaksinuar ende u janë nënshtruar masave kufizuese që nga mesi i nëntorit, ku u raportuan mbi 12,000 shkelje gjatë 1.6 milion kontrolleve”, tha Karner.