Lajme
Austri: Refuzuesit e vaksinave mund të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë
Kundërshtuesit mund të përballen me gjoba deri në 3,600 euro sipas një projektligji
Austria i ka dhënë fund karantinës kombëtare të koronavirusit ditën e diel, por ka mbajtur disa kufizime për të pavaksinuarit, ndërkohë që përpiqet t’i japë vrull incentivës më të guximshme në Evropë për dozat nxitëse. Duke nisur nga 12 Dhjetori, refuzuesit e vaksinave mund të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë, ku do të duhet të vërtetojnë një test negativ të koronavirusit çdo 2 ditë, si dhe për blerje të mallrave të nevojshëm dhe për ushtrime fizike.
Hyrja në ambiente të tjera do të ndalohet. Jeta do të rikthehet në mënyrë të ngadaltë në normalitet për njerëzit që kanë marrë vaksinën, apo janë shëruar së fundmi nga virusi, me rajonet që kanë hartuar një serë zbutjesh të masave. Koncerteet pritet të rinisin, muzeumet dhe rstorantet do hapin përsëri dyert dhe tregjet e Krishtlindjeve do nisin aktivitetin përsëri, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Karantina ka ndihmuar Austrinë që të shkurtojë infeksionet me rreth 30% nga maja e fundit të Nëntorit, por shtrimet në spitale qëndrojnë pranë niveleve që mendohet se rrezikon kapacitetin kombëtar për t’i shërbyer të gjithë pacientëve. Zyrtarët shqetësohen gjithashtu për një valë të re të infeksioneve në Janar, nëse varianti Omicron përhapet shpejtë.
Normaliteti i ri rrezikon të polarizojë më tej vendin që ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore, pavarësisht se niveli është rritur në muajt e fundit. Rreth 72% e austriakëve kanë marrë tashmë të paktën 1 dozë të vaksinës, nga 68% një muaj më parë. Megjithatë, Austria ndodhet përpara homologëve në dhënien e dozave nxitëse, që mund të jenë kritike për të mbrojtur ndaj varianteve të reja. Kancelari i emëruar së fundmi, Karl Nehammer, po përpiqet të bëjë vaksinat e detyrueshme nga muaji Shkurt.
Kundërshtuesit mund të përballen me gjoba deri në 3,600 euro sipas një projektligji, që mbështetet nga thuajse të gjithë grupet parlamentare, përveç partisë së djathtë, që ka organizuar një serë protestash në Vjenë. Pavarësisht se jo kaq ashpër sa Austria, shumë vende evropiane kanë detyruar vaksinimin për disa profesione të caktuara, përfshirë mjekë, mësues dhe punonjës publikë.
Greqia po i kthen në të detyrueshme për këdo në moshë 60-vjeç e sipër.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati