Lajme
Austri: Pse të huajt e kanë të vështirë të integrohen në vendin e punës?
Sondazhi i ‘Expat Insider’ 2022 u bë kryefjalë në fillim të kësaj jave, kur u zbulua se Austria u rendit si vendi i dytë më pak miqësor në botë.
Por rezultatet tregojnë se edhe banorët e huaj kanë vështirësi të integrohen në vendin e punës dhe të ndërtojnë një karrierë në Austri.
Sondazhi i InterNations mori në konsideratë aspekte të tilla, si perspektivat e karrierës, paga, siguria në punë, kultura dhe kënaqësia në seksionin e punës jashtë vendit – diçka që shpesh është një pjesë kyçe e të jetuarit në një vend tjetër, transmeton albinfo.at.
Austria aktualisht renditet e 19-ta nga 52 vende për punën jashtë vendit, duke humbur vendin e saj të lakmuar në dhjetëshen e parë nga viti i kaluar. Ndërsa, 68 për qind e të anketuarve e vlerësojnë sigurinë e punës në Austri si të mirë (krahasuar me mesataren globale prej 59 për qind), vetëm 62 për qind besojnë se paguhen në mënyrë të drejtë për punën e tyre në lidhje me industrinë, kualifikimet dhe rolin e tyre.
Për më tepër, 35 për qind thonë se kultura e biznesit lokal në Austri mbyt kreativitetin dhe të menduarit jokonvencional dhe 26 për qind janë të pakënaqur me perspektivat e tyre të karrierës. Në nivel global, rezultatet janë përkatësisht 26 për qind dhe 22 për qind.
Siç tha një banor ndërkombëtar nga Italia: “Tregu ndërkombëtar i punës është shumë i vogël dhe i kufizuar në pozicione specifike”.
Nga ana tjetër, 72 për qind janë të kënaqur me orët e tyre të punës (krahasuar me 63 për qind globalisht), gjë që përputhet me reputacionin e Austrisë për të pasur një ekuilibër të mirë mes punës dhe jetës.
Për më tepër, të huajt në Austri e kanë të vështirë të miqësohen me vendasit me 52 për qind që thonë se janë të pakënaqur në këtë kategori, transmeton tutje albinfo.at.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve