Lajme
Austria planifikon izolim në shtëpi për të pavaksinuarit
E premtja ishte dita e tretë me radhë në të cilën u regjistruan mbi 3,000 raste të reja me koronavirus
Numri i raste të reja me virusin korona ka disa ditë që po rritet në Austri. Këtë javë kishte një rritje drastike. E premtja ishte dita e tretë me radhë, në të cilën u regjistruan mbi 3,000 raste të reja. Autoritetet austriake raportuan saktësisht 3,582 infeksione të reja dhe 13 vdekje. Për këtë aryse ka reaguar menjëherë edhe Qeveria austriake, transmeton albinfo.at
Ajo ka paralajmëruar se qytetarët e pavaksinuar në Austri mund të përballen me masa të reja izolimi nëse numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet
Kancelari Alexander Schallenberg, bashkë me ministrin e Shëndetësisë dhe kryebashkiakët e landeve të Austrisë të premten në mbrëmje mbajtën një takim në lidhje me hapat e radhës ndaj numrit në rritje të shpejtë të rasteve.
“Pandemia nuk është ende pas nesh. Së shpejti do të kemi një numër të madh të prekurve me virus te të pavaksinuarit”, tha Schallenberg.
Ai bëri të ditur se nëse numri i pacientëve me Covid-19 në repartet intensive arrin 600 ose një të tretën e kapacitetit të përgjithshëm të repartit intensiv, qeveria planifikon të vendosë kufizime për personat e pavaksinuar. Në atë rast, ata do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të caktuara.
Aktualisht, numri i pacientëve me COVID-19 në repartet intensive është 220.
Javën e kaluar, Austria raportoi 20.408 raste të reja të virusit, sipas autoriteteve shëndetësore, duke e çuar mesataren shtatëditorë në 228,5 për 100.000 banorë.
Rreth 65,4 për qind e popullsisë totale kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit dhe 62,2 për qind janë vaksinuar plotësisht.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim