Bota

Austri: Për çdo ditë kërkojnë azil 72 refugjatë

 

Edhe pse rruga e Ballkanit është mbyllur zyrtarisht, në Austri për çdo ditë 72 emigrantët aplikojnë për azil.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të këtij muaji autoritetet kanë regjistruar 6.500 kërkesa për azil, që do të thotë që çdo ditë paraqiten mesatarisht j 72 aplikacione për azil.

Nga ana tjetër janë kapur një total prej 7.500 emigrantëve të paligjshëm. Gjysma e tyre, sipas gazetës ditore në Vjenë “Kronen Zeitung” kishin ardhur nëpërmjet Detit Mesdhe ose rrugës ballkanike, gjysma tjetër nga Italia, përcjell albinfo.ch.

Për shkak të rritjes së temperaturave, autoritetet austriake presin një rritje të numrit të azilkërkuesve.