Lajme

Austri: PDK-ja nderon Epopenë e UÇK-së me manifestim

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me manifestim në Austri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë momente nga festa, transmeton albinfo.ch.

“Një manifestim i mrekullueshëm nga strukturat e PDK-së në Austri, ku bashkë me Elmi Reçicen dhe Ramiz Lladrovcin e me qindra bashkatdhetarë, përkrahës e njerëz të mirë, nderuam Epopenë e UÇK-së dhe ofruam vizionin e PDK-së për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai.