Lajme
Austri: Numri i viktimave nga Covid-19 kalon mbi 10 mijë
Rasti i parë me koronavirus në Austri ka ndodhur 14 muaj më parë. Që nga ajo kohë më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit
Në Austri rasti i parë me fatalitet nga Covid-19 ka ndodhur më 12 mars 2020. Deri më sot, kanë kaluar saktësisht 406 ditë që nga ajo kohë. Të enjten arriti numri në 10,026 persona që vdiqën nga ose me Covid-19, shkruan orf.at. Vetëm gjatë javës së kaluar janë regjistruar 213 vdekje, përcjell albinfo.at.
Për 100,000 banorë, 112.6 persona kanë vdekur nga korona në Austri.
Bazuar në numrin e popullsisë, vdekjet më të mëdha nga virusi janë shënuar në Steiermark. Deri më tash atje numri ka arritur 157.1 persona të vdekur për 100.000 banorë.
Në Kärnten kishte 139.5 vdekje për 100,000 banorë, në Austrinë e Epërme 113.3 dhe në Vjenë 111.2. Në Burgenland 108.3 për 100,000 banorë, në Austrinë e Poshtme 100.5 dhe në Salzburg 99.9. Numri më i ulët i vdekjeve në raport me popullsinë ishte deri më tani me 80.9 në Tirol dhe 72.5 në Vorarlberg, secila e llogaritur për 100,000 banorë, transmeton albinfo.at.
Ndryshe në raportin e publikuar sot gjatë ditës për 24 orët e fundit, në Austri ishin regjistruar 2405, ndërsa të vdekur +29 persona.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës