Lajme
Austri: Nga 17 tetori fillon doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit
Austria planifikon që nga 17 tetori të fillojë me dozën e tretë të vaksinës ndaj koronavirusit, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mükstein
Duke pasur parasysh mutacionet e ndryshme dhe gjithnjë e më të pranishme të koronavirusit, është bërë e ditur se një vaksinim i tretë kundër koronavirusit, i ashtuquajtur “vaksinim përforcues”, do të jetë i nevojshëm. Një kohë nuk ishte e qartë kur duhet të fillonte saktësisht doza e tretë. Tani data është caktuar, përcjell albinfo.at
“Vaksinimi përforcues”, nga 17 tetori
Siç ka thënë ministri i Shëndetësisë, Mückstein, të martën në emisionin e mëngjesit “Ö1-Morgenjournal”, data e fillimit të dozës së tretë të vaksinës nuk duhet të jetë më larg se 17 tetori. “Ne aktualisht po supozojmë se “vaksinimi përforcues” – domethënë doza e tretë – do të bëhet nëntë muaj pas vaksinimit të dytë”, raporton heute.at. Ministri i Shëndetësisë kujton se vaksinimi i dozës së dytë filloi më 17 janar. Prandaj, doza e tretë e vaksinimit duhet të jepet nëntë muaj më vonë, më 17 tetor.
Një rekomandim specifik për vaksinimin e tretë të popullatës së përgjithshme do të bëhet nga Bordi Kombëtar i Vaksinimit në kohën e duhur.
Kush do të vaksinohet (i pari)?
Dozën e tretë fillimisht do ta marrin banorët e shtëpive të pleqve si dhe stafi kujdestar dhe mjekësor, transmeton albinfo.at.
“Edhe grupet me rrezik të lartë do të jenë në fokus. Këtu, për shembull, rekomandohet një dozë shtesë për njerëzit me sëmundje kronike”, ka thënë ministri austriak.
Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur se a do të jetë e nevojshme doza e tretë e vaksinimit për të gjithë njerëzit në përgjithësi. Sipas ministrit austriak, për këtë do të vendosë Bordi Kombëtar i Vaksinimit.
Deri më tash në Austri, rreth 60 për qind e popullsisë së përgjithshme kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid, ndërsa 54 për qind janë vaksinuar plotësisht.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë