Bota
Austri: Nga 1 nëntori, gjobë deri në 10 mijë euro për pirje të duhanit
Herën e parë, në rast të kundërvajtjes, lokalet do të marrin një gjobë prej 2000 euro, në rast se gjenden për herë të dytë, gjobat mund të arrijnë deri në 10 mijë euro
Nga mesnata e të premtes së 1 nëntorit, në Austri ndalohet rreptësishtë pirja e cigares nëpër të gjitha restorantet, baret dhe lokalet e tjera afariste. Nuk ka përjashtim as për diskotekat dhe as lokalet “shisha bar”.
Në maj të vitit 2018 koalicioni i atëhershëm politik ÖVP – FPÖ kishte miratuar ligjin për ndalimin e duhanit. Tash, 549 ditë më vonë, ligji do të zbatohet në përpikëri, shkruan oe24.at.
Nga nesër, pirja e duhanit konsiderohet shkelje administrative dhe për këtë edhe gjobat do të jenë mjaft të ashpra. Madje jo vetëm për pronarët e lokaleve të hotelerisë, por edhe për vetë duhanpirësit, raporton albinfo.ch.
Inspektorë të shumtë nga mesnata do të jenë në aksion për të kontrolluar lokalet afariste dhe duhanpirësit nëpër lokale.
Për duhanpirësit, gjobat fillimisht do të jenë me 100 euro, në rast të përsëritjes, deri në 1000 euro.
Ndërkohë gjobat tek lokalet e hotelerisë do të jenë edhe më të ashpra. Herën e parë, në rast të kundërvajtjes ato do të marrin një gjobë prej 2000 euro, në rast se gjenden për herë të dytë, gjobat mund të arrijnë deri në 10 mijë euro.
Ligji për ndalimin e duhanit nëpër lokale të hotelerisë flitet prej afro 27 vjetësh në Austri. Deri më tash ka pasur debate të ashpra për dhe kundër ndalimit të duhanit. Megjithatë, duket se çdo gjë nga sot ka marrë fund. Duhanpirësit mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë vetëm deri më datën 31 tetor (sot).
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra