Lajme

Austri: Nëna mbyt tre fëmijët e saj

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Vjenën mëngjesin e sotëm, ku 3 fëmijë janë gjetur të pajetë.

 

Policia austriake arrestoi një grua 31-vjeçare pasi trupat e tre fëmijëve u gjetën në banesën e saj në Vjenë.

Sipas medieve austriake, gruaja telefonoi policinë rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm dhe tha se kishte vrarë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvrasje.

Siç bëhet e ditur më tej, policia gjeti një grua që plagosi veten në një banesë në qarkun Donaustadt të Vjenës dhe trupat e fëmijëve të moshës nëntë dhe tre vjeç, si dhe një tjetër tetë muajsh që u gjetën në vendin e ngjarjes.

Mjekët u përpoqën të ringjallnin vajzën më të rritur, por pa sukses.

Hetimi është duke vazhduar, dhe policia po përpiqet të përcaktojë nëse gruaja është në gjendje të merret në pyetje.

Lajmet e fundit bëjnë të ditur se 31 vjeçarja e dyshuar për këtë makabër, është nga Butwal i Nepalit, shkruan heute.at.

Së bashku me burrin e saj, i cili po ashtu është një nepalez, jetojnë në Austri që 17 vjet. Çifti kishin tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë, përcjell Albinfo Austria.

Por siç bëjnë të ditur mediat austriake, babai i vajzave kohëve të fundit jetonte i ndarë nga familja. Siç raportohet, çifti thuhet se janë ndarë ditë më parë, pasi që mes tyre kishte shpërthyer një debat i dhunëshëm me sulme të ndërsjellta dhe 44 vjeçari ishte detyruar nga shteti austriak të dëbohet nga shtëpia dhe mos të kishte afërsi me banesën ku jetonte familja e tij.