Lajme

Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Europa Forum Wachau” në Austri

Minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla – Schwarz, ka marrë pjesë në “Forumin e Evropës Wachau”, në rajonin Wachau, në Krems të Austrisë. Ministrja Gërvalla ka qenë shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana.

Ky Forum mbledh krerë të qeverive, ministra të punëve të jashtme, komisionerë të BE-së dhe përfaqësues të botës së biznesit, diplomacisë, kulturës, politikës dhe medias, njofton Ambasada e Kosovës në Austri, përcjell albinfo.at.

Njoftimi i plotë:

“Ambasadori Lulzim Pllana ka shoqëruar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, në Forumin e Evropës Wachau, në rajonin Wachau, Krems të Austrisë.

Ky Forum mbledh krerë të qeverive, ministra të punëve të jashtme, komisionerë të BE-së dhe përfaqësues të botës së biznesit, diplomacisë, kulturës, politikës dhe medias.

I themeluar më 1995, me rastin e pranimit të Austrisë në BE, ky forum ka qëllim kryesor të promovojë Evropën dhe ta afrojë atë me pasion te qytetarët evropianë.

Përderisa feston 25-vjetorin e themelimit, Forumi i Evropës Wachau organizohet nën temën ‘Drejt një horizonti të ri’ – kushtuar të ardhmes së BE-së”.