Lajme
Austri: Largohet nga qeveria edhe ministri i Financave, Gernot Blümel
Tërheqja e Sebastian Kurz nga të gjitha funksionet politike, ka shkaktuar “tërmet” politik si në partinë ÖVP ashtu edhe në qeverinë aktuale të Austrisë.
Partia më e madhe austriake ÖVP është afër shpartallimit. Pas kryetarit të ÖVP-së, Sebastian Kurz dhe kancelarit federa,l Alexander Schallenberg, edhe ministri i Financave dhe shefi i ÖVP-së në Vjenë, Gernot Blümel, njoftoi për dorëheqjen e tij. Sipas gazetës “Kurier” (Botimi online), dorëheqja ka ardhur me vullnetin e tij të lirë. “Ishte nder për mua”, citon Kurier kryetarin e ÖVP-së për Vjenën, Gernot Blümel, përcjell albinfo.at.
A do të qëndrojë ende kjo qeveri në Austri, apo do të shpartallohet koalicioni për shkak të kaosit në ÖVP, kjo është pyetja që e shtrojnë thuajse të gjitha mediat austriake.
Gazetarja e njohur austriake, Franciska Tschinderle, permes një postimi ne faqen e saj në “Facebook”, ka ironizuar me ndërrimin e shpeshtë të kancelarëve gjatë vitëve të fundit në Austri. “Së shpejti të gjithë do të njohin dikë që ka qenë kancelar në Austri”, transmeton albinfo.at.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit