Lajme

Austri: Ky është numri i të infektuarve në 24 orë

Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se në raportin e fundit 24-orësh janë shënuar 6,611 infektime të reja, transmeton albinfo.ch.

Numri i përgjithshëm ka arritur në 241,962 infektime me koronavirus në këtë shtet dhe se deri më tani janë kryer 2,820,796 testime gjithsej, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas statistikave, numri i shërimeve ka arritur në 162,751 persona.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë infektuar dhe shëruar e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.