Lajme
Austri: Kush vendos maskë, gjobitet deri në 150 euro
Pas heqjes së masës së detyrueshme për të mbajtur maskë gjatë shfrytëzimit të transportit publik, tash vijnë masat e tjera.
Të gjithë ata që pas 1 marsit vendosin edhe vullnetarisht maskën në publik, do të mund të gjobiten me nga 150 euro, raporton gazeta austriake Kurier, përcjell albinfo.at.
Gjoba vjen për shkak të një ligji të 2017-së që nuk e lejon maskimin dhe ata që do të mbajnë maska kanë nevojë për raport mjekësor.
Sipas revistës gjermane Der Spiegel, qeveria austriake po kërkon një mënyrë për të kapërcyer problemin aktual për ata që dëshirojnë të vazhdojnë të mbajnë maska në transportin publik dhe Ministria e Brendshme i ka kërkuar policisë që të tregojë liri për ata që mbajnë maska. “Në aplikimin e ligjit, policia do të ndërhyjë në mënyrë proporcionale, veçanërisht në muajt në vijim. Nëse personi mund të bëjë të besueshëm një justifikim shëndetësor, nuk ka kundërvajtje administrative”, theksoi një zyrtar nga Ministria e Brendshme, përcjell albinfo.at
.
Detyrimi për mbajtjen e maskës është ishte edhe kufizimi i fundit për mbrojtje nga COVID-19 në Austri.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit