Lajme
Austri: Kosovari reziston kundër arrestimit, lëndon dy policë
Patrulla e policisë ishte paraqitur në vendin e ngjarjes pasi ish-e dashura e të dyshuarit kishte ushtruar kallëzim penal ndaj kosovarit 38 vjeçar
Një 38-vjeçar ka ushtruar rezistencë kundër policëve që donin ta hetonin për vepra të dyshuara penale. Kjo ka ndodhur mëngjesin e së martës, më 22 prill 2025, në Graz. Dy policë nga komisariati i Karlauerstrasse kanë pësuar lëndime të një shkalle të papërcaktuar, transmeton albinfo.at.
Patrulla e policisë Karlauerstrasse u paraqit në Overseegasse pak pas orës 9:00, pasi ish-e dashura e 38-vjeçarit kishte bërë kallëzim penal për disa shkelje të dyshuara. I dyshuari, një kosovar 38-vjeçar, nuk pranoi të hapte derën për policët; më pas, vëllai i tij e hapi derën e banesës me çelës. Papritur dhe pa paralajmërim, i dyshuari u hedh me forcë drejt derës së hyrjes.
I dyshuari u tregua nga fillimi jashtëzakonisht agresiv dhe jo bashkëpunues. Më pas ai tentoi të mbyllte derën me forcë. Punonjësit e policisë, që ndërhynë për ta parandaluar këtë, e arrestuan, shkruan 5minuten.at.
Për arrestimin e tij u desh të përdorej sprej piperi. Megjithatë, ai vazhdoi të rezistojë dhe përsëri sulmoi fizikisht në qafë njërin nga policët, përcjell albinfo.at. Me ndërhyrjen e tyre të guximshme dhe përdorimin e forcës fizike, ata arritën të arrestonin kosovarin agresiv.
Të dy policët pësuan lëndime të një shkalle të papërcaktuar dhe u detyruan të ndërprisnin turnin e punës, pasi morën trajtim mjekësor ambulant në UKH Graz.
I dyshuari gjithashtu pësuar lëndime të pacaktuara gjatë arrestimit. Pas trajtimit ambulant në UKH Graz, ai u transferua në Qendrën e Paraburgimit të Policisë në Graz.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













