Lajme
Austri: Kapet një bandë trafikantësh me migrantë
Mësohet se policia në Austri ka arrestuar 15 persona të dyshuar për trafikim qeniesh njerëzore. Ata kanë sjellë ilegalisht në Austri shtetas të Libanit, Sirisë dhe Egjiptit.
Brenda pak ditësh u arrestuan 15 të dyshuar si trafikantë të njerëzve, kumtoi policia në Austri. Ata sollën më shumë se 700 njerëz në vend ilegalisht. Shumica prej tyre kishin marrë rrugën për në Gjermani, raportoi një zëdhënës i policisë në St. Pölten të Austrisë.
Referuar deklaratave të hetuesve, operacioni i kontrabandimit është shkatërruar, pasi një transport prej 200 deri në 300 personash, me gjithsej 25 automjete u largua nga kufiri serbo-hungarez në mes të nëntorit. Rruga kalonte përmes Sllovakisë dhe Republikës Çeke deri në Austri, ku u sekuestruan katërmbëdhjetë automjete. Hetimet e mëtejshme për mbështetësit e këtij kontrabandimi të njerëzve po vazhdojnë.
Shoferët u rekrutuan në Moldavi, Ukrainë dhe Uzbekistan me paga mujore deri në 3.000 euro. Ata u arrestuan kryesisht gjatë kontrollit të automjeteve, por edhe në një hotel të Vjenës, njofton policia. Të gjithë personat e kapur u përpoqën të arratiseshin në momentin kur janë ndaluar.
Sipas hetimeve, ata kishin 12 deri në 15 persona të ngarkuar në makinat e përdorura për transport të udhëtarëve. Makinat ishin përgatitur posaçërisht për këtë transport me xhama të errësuar. Përveç kësaj, sediljet e pasme u hoqën dhe shasia u përforcua, në mënyrë që sa më shumë udhëtarë të futen në një automjet.
Emigrantët kanë paguar 4.000 deri në 5.000 euro për person për të kaluar nga kufiri serbo-hungarez deri në brendësi të Bashkimit Evropian. Ndërsa destinacioni kryesor i tyre synohej të ishte Gjermania. Kjo u mësua nga deklaratat e tyre, pasi shumica deklaruan se donin të udhëtonin për në Gjermani – me tren ose me makina të të afërmve të tyre që jetojnë ndërkohë në këtë vend. Vetëm një e treta deklaruan se donin të aplikonin për azil në Austri. Në Austri janë arrestuar gjatë këtij viti më shumë se 330 persona nën dyshimin se janë marrë me trafikimin ilegal të refugjatëve apo azilkërkuesve. /DW
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim