Lajme
Austri: I riu shqiptar u fut në korsinë e gabuar, aksidenti me tri viktima
22-vjeçari u dënua me 16 muaj burgim nga një gjykatë në Austri
Një shqiptar 22-vjeçar u dënua me 16 muaj burgim nga një gjykatë në Austri. Ai akuzohet për një aksident tragjik me tri viktima dhe katër të plagosur rëndë, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari ishte futur në korsinë e gabuar, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.
Ngjarja ndodhi në prill të vitit të shkuar, kur makina me targa të Shqipërisë u përplas me një mjet me targa të Belgjikës. Për ironi, edhe në makinën tjetër ishin dy shqiptarë dhe tre rumunë.
Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerët në makinën e 22-vjeçarit humbën jetën në vend, kurse dy shqiptarë dhe tre rumunët e mjetit tjetër u dërguan në spital. Më vonë një rumune 50-vjeçare ndërroi jetë në spital.
Shqiptari 22-vjeçar kishte deklaruar se ishte në gjumë kur ndodhi aksidenti dhe se nuk po e drejtonte mjetin. Por prokuroria ishte se ai po e drejtonte makinën Benz kur ndodhi aksidenti tragjik.
Megjithatë, gjykatësi nuk ishte i kënaqur me hetimet. Shqiptari ishte marrë në pyetje pa një përkthyes, duke përdorur për komunikim shenjat. Edhe rumunët ishin marrë në pyetje pa përkthyes. Vendimi nuk është përfundimtar.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor