Lajme
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi

Në qendrën kulturore Gang-Galerie St. Josef në Voitsberg, rreth 28 piktura të Haxhi Fejzullahit janë ekspozuar nën organizimin dhe mbështetjen e gazetarit të njohur austriak, Franz Taucher.
Në hapjen e ekspozitës, Taucher mbajti një fjalim ku shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e shumtë të artdashësve dhe theksoi mesazhin kryesor të ekspozitës, që është prezantimi i një arti të bukur dhe i një realiteti të ndryshëm nga ai i rajonit Weststeiermark, përmes teknikës së veçantë të autorit Haxhi Fejzullahi, i cili përdor edhe qymyr për të shprehur kontributin kulturor dhe artistik të shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë mirënjohës që Haxhi Fejzullahi është pjesë e komunitetit tonë,” u shpreh ai.
Ekspozita përfshin punime që pasqyrojnë jetën e autorit në vendlindjen e tij, Kosovë, si dhe përditshmërinë në Austri. Fejzullahi theksoi se ekspozita është një pasqyrim i jetës së mërgimtarëve, duke bashkuar motive dhe ngjyra që shpesh nuk janë të zakonshme në asnjë prej dy vendeve.
“Qëllimi i kësaj ekspozite është të paraqes jetën e një mërgimtari – që gjithmonë e ka vendlindjen në mendje – në përballje me përditshmërinë në mërgim. Kjo shprehet përmes një bashkëdyzimi të ngjyrave dhe motiveve që shpesh nuk janë të zakonshme as në Kosovë, as në Austri,” është shprehur Fejzullahi.
Ekspozita u ndoq nga figura të shquara të politikës, artit dhe komunitetit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Carinthia, sipas akuzës, thuhet se...
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Më shumë vende pune në Zvicër u shpallën në tremujorin e parë të vitit Pas arritjes së një pike të ulët në fund të vitit 2024, tregu zviceran i punës...
-
Qiramarrësit e Cyrihut u goditën më së shumti nga dëbimet
-
Puna në stacionin e trenit të Lozanës do të rifillojë
-
A paguajnë të huajt më shumë taksa në Zvicër?
-
Trafiku ajror i Pashkëve ka rënë në krahasim me vitin e kaluar