Kosova

Austri: Djemtë e dëshmorit përzgjidhen për të prezantuar historinë e tyre të suksesit si ekspertë integrimi

Revista Albinfo.at para pak kohësh ka shkruar për dy djemtë e dëshmorit të kombit, Abdullah Bugari, nga Rahoveci, Adri dhe Nuri, dy shqiptarë të mirintegruar në Austri.

Ata së fundmi janë përzgjedhur ekspertë të integrimit për shtetin e Austrisë, për të prezentuar historinë e tyre të suksesit.

Adri dhe Nuri Bugari po shpresojnë që me historinë e tyre të motivojnë shumë të rinj migrantë.

“Sot ne jemi përzgjedhur si ekspertë integrimi për shtetin e Austrisë së Epërme, për të prezantuar historinë tonë të suksesit dhe shpresojmë se mund të motivojmë shumë të rinj migrantë me historinë tonë”, ka shkruar ndër të tjera Adri.

Dy të rinjtë kanë arritur jashtëzakonisht mirë të integrohen në shtetin austriak, pasi u detyruan të largohen nga Kosova rreth 25 vjet më parë.

Babai i tyre ra dëshmor më 17 korrik 1998, duke u bërë kështu dëshmori i parë i Epopesë së Rahovecit.