Lajme
Austri: Deri kur më së voni do t’i pranoni 500 euro bonus në kontot tuaja
Një pjesë e qytetarëve në Austri tashmë kanë pranuar bonusin prej 500 eurosh në kontot e tyre. Pjesa tjetër është në pritje. Pa merak: Të gjithë do t’i pranoni, shkruan albinfo.at
Që nga fillimi i shtatorit shteti austriak ka filluar shpërndarjen e bonusit prej 500 eurosh për banorët e saj. Megjithatë, shumë qytetarë që jetojnë në Austri ende nuk e kanë pranuar bonusin në xhirollogaritë e tyre dhe as nuk kanë marrë ndonjë kupon për postë. Ata që kanë pasur konto të hapur në “Finanzonline” pagesa është bërë lehtë dhe shpejt. Por, ata që do t’i pranojnë bonusin përmes kuponit me postë, procedura mund të zgjasë, transmeton albinfo.at.
Transferi i pagesës mund të zgjasë disa javë
Faqja e internetit e bonusit thotë se pagesat kanë filluar shpërndarjen në fillim të shtatorit 2022. Por, kur bëhet fjalë për dërgesat me postë, duan të qetësojnë qytetarët dhe shkruajnë: “Për shkak se posta duhet të dërgojë shumë letra dhe duhet të shënojnë adresen e sigurt të përfituesve, dërgimi do të zgjasë disa javë”. Në anën tjetër, ORF raporton se dërgesa direkt në konto mund të zgjasë deri në fund të shtatorit, ndërkohe ata që do t’i marrin përmes kuponit me postë, mund të zgjasë më së largu deri në mesin e muajt tetor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












