Lajme
Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme braktisin fjalimin e Zelenskyt
Raportohet se më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë e kanë lëshuar një seancë, në të cilën ka mbajtur fjalim presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përcjell albinfo.ch.
Politikanët e Partisë Liria (FPO) kanë thënë se fjalimi i Zelenskyt e ka shkelur neutralitetin e Austrisë.
Ata kanë paralajmëruar në nisje të fjalimit se do të bëjnë një lloj proteste kundër adresimit të Zelenskyt.
Austria ka thënë më parë se nuk mund t’i ndihmojë ushtrisë ukrainase, mirëpo e mbështet Kievin në aspektin politik.
Përmes një videoadresimi, Zelensky e ka falënderuar Austrinë për ndihmën humanitare dhe ofrimin e ndihmës për pastrim të minave.
Ai e ka mbajtur fjalimin në ditën e 400-të të nisjes së luftës në Ukrainë.
Zelensky, po ashtu, i ka ftuar deputetët austriakë që të udhëtojnë në Ukrainë dhe të shohin vetë shkallën e shkatërrimit.
Presidenti i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Wolfgang Sobotka, është zotuar për ndihmë më të madhe financiare dhe humanitare në Ukrainë, dhe ka thënë se ky shtet e meriton solidaritetin e Austrisë.
Mirëpo, teksa Zelensky ka folur, një grup i politikanëve kanë dalë jashtë dhe kanë lënë mbishkrimet mbi tavolinat e tyre “hapësirë për neutralitet” dhe “hapësirë për paqe”.
Ata kanë qenë deputetët e vetëm që e kanë kundërshtuar fjalimin e Zelenskyt.
“Neutraliteti i përhershëm” i Austrisë ka qenë pjesë e Kushtetutës së këtij shteti prej vitit 1955.
Ligji përcakton që “Austria nuk do të përfshihet kurrë në aleanca ushtarake dhe as nuk do të lejojë ndërtimin e bazave ushtarake të shteteve të huaja në territorin e saj”.
Partia e Lirisë ka shkaktuar zemrim në të kaluarën për qëndrimet proruse.
Më 2018, kur Karin Kneissl, nga kjo parti, ka qenë ministre e Jashtme, është kritikuar se ka vallëzuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në dasmën e saj.
Prej pesë partive në Parlamentin e Austrisë, Partia e Lirisë është e treta për numrin më të madh të deputetëve në Dhomën e Ulët.
Kjo parti ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin e kaluar.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit