Lajme

Austri: Arrestohen një serb dhe një shqiptar për turneun ilegal të pokerit

Rreth 30 lojtarë të pokerit shin mbledhur fshehurazi në një pijetore në Wels, ku po zhvillohej një turne i paligjshëm i lojës së njohur me letra, poker

Një goditje e suksesshme kundër mafies së lojërave të fatit është arritur nga zyrtarët e policisë financiare gjatë një fushate të realizuar në Linz dhe Wels, Austri.

21 oficerë të policisë financiare janë përfshirë në aksionet e realizuara në gjashtë vende të ndryshme në qytetet Linz dhe Wels.

Me këtë rast janë konfiskuar gjithsej 38 makina lojërash dhe dy tavolina për poker, shkruan kronenzeitung.at.

Janë arrestuar një serb 44-vjeçar dhe një shqiptar 37-vjeçar.

Rreth 30 lojtarë të pokerit shin mbledhur fshehurazi në një pijetore në Wels, ku po zhvillohej një turne i paligjshëm i lojës së njohur me letra, poker, transmeton albinfo.at. Të pranishmit janë kapur të befasuar kur policia e financave papritmas është paraqitur te dera e lokalit.

Më tutje, zyrtarët kanë ndërprerë lojën dhe pastaj ka konfiskuar të gjitha pajisjet dhe tabelat, transmeton albinfo.at. Fushata është zhvilluar si pjesë e një operacioni të përgatitur mirë në shkallë të gjerë kundër mafies së lojërave të fatit.

Hetimet kundër operatorëve lokalë përkatës janë në zhvillim e sipër.