Lajme

Austri, 16,514 të shëruar dhe 1427 raste aktive me Covid-19

Austria, shteti ndër të parat më të sigurta në botë kundër Covid-19

Austria ka një rritje graduale të të prekurve me koronavirus, por lajmi i mirë është se ky shtet mbi 90% të rasteve me Covid i ka shëruar plotësisht, shkruan albinfo.ch.

Nga 17,941 raste të prekura, sa ishin në total, 16.514 persona janë shëruar në Austri. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të prekurve ka shënuar rritje.

Deri më tani është bërë testimi i 628,700 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Austri dhe se informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur afër 18 mijë raste të konfirmuara, sipas raporteve nga autoritetet austriake– ndërkohë shumica e tyre janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.

Referuar statistikave thuhet se 705 persona kanë humbur jetën nga pandemia në Austri dhe se ka një tendencë më të ulët të viktimave në muajt maj dhe qershor.

Kujtojmë se Austria është shteti i tretë evropian më i sigurt në botë dhe, sipas “Deep Knowledge Group”, ky shtet është renditur në vendin e 6-të nga të gjitha shtetet e botës. /Albinfo.ch