Shëndetësi

Australia synon eliminimin e kancerit të qafës së mitrës

Australia do të bëhet shteti i parë që mund të eliminojë kancerin e qafës së mitrës, nëse vaksionimi dhe kontrollet kryhen me rregull, kanë thënë studiuesit.

Sëmundja mund të zhduket si problem në shëndetin publik brenda 20 vjetëve, është thënë në të gjeturat e reja.

Është parashikuar se kjo sëmundje do të mund të klasifikohet si “kancer i rrallë” në Australi deri më 2022, pasi pritet që më pak se gjashtë raste të raportohen në 100,000 persona, shkruan “REL”.

Shkencëtarët u kanë atribuuar këtë sukses programeve kombëtare për parandalim, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri i qafës së mitrës zë vendin e katërt në mesin e kancereve që prekin gratë dhe shkaktojnë numër të madh të vdekjeve në botë.

Sipas po kësaj Organizate, rreth nëntë nga 10 vdekje, si pasojë e këtij kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta apo të mesme.