Lajme

Australia po përballet me një valë të nxehtë temperaturash

Është bërë e ditur se temperaturat në Australi gjatë kësaj fundjave do të jenë të larta, kurse vala e të nxehtit do të godasë pjesën më të madhe të jugperëndimit dhe qytetet kryesore të vendit, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa një pjesë e botës do të përballet me të ftohtin, në Australi ndodh krejt e kundërta si çdo vit.

“Fokusi i valës së nxehtë do të jetë në pjesën jugore të Australisë, Victoria dhe New South Wales”, ka thënë Din Maramor, ish-meteorolog në Zyrën australiane për meteorologji.

Sipas këtij eksperti, të gjithë ata që nuk do të jenë afër ujit për ta ndjerë paksa freskinë, do ta kenë shumë të nxehtë.

Sipas The Guardian, vala e të nxehtit do të fillojë të formohet në shkretëtira, duke vazhduar për në lindje dhe veri. Deri të shtunën pjesën jugore të Australisë do të ketë temperaturat deri 30 gradë. /Albinfo.ch.