Lajme

Australi, rënie historike të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 7%, shkaku pandemia

Australia njoftoi sot se parashikonte një rënie historike prej 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë për shkak të pandemisë Covid-19, duke parashikuar edhe deficitin e saj më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore, përcjell albinfo.ch.

Kjo do të nënkuptojë se ekonomia australiane do të njohë recesionin e parë në rreth 30 vite.

Qeveria ka injektuar dhjetëra miliardë dollarë në ekonominë e saj për të luftuar ndikimin e epidemisë që ka prekur në mënyrë të konsiderueshme aktivitetin e saj.

Vendi, që ishte përshëndetur për manaxhimin e epidemisë, ndodhet tashmë përballë një vale të dytë që është përqendruar kryesisht në shtetin e Viktorias, ku një kufizim tjetër është vendosur në disa lagje të Melburnit dhe rrethinat e tij.