Aurela Gaçe do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Aurela Gaçe do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e 56-të të këngës Eurovision, që këtë vit do të mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë. “Kënga ime”, që në versionin anglisht është titulluar “Feel the Passion”, është e kompozuar nga Shpëtim Saraçi, kurse tekstin e ka shkruar Sokol Marsi. Shqipëria ka filluar të marrë pjesë në këtë festival që nga viti 2004. Finalja e madhe e Eurovisionit të sivjetmë mbahet më 14 maj.