Kuriozitete

Audi rriti ndjeshëm shitjet, por fitoi më pak këtë vit

Në nëntë muajt e parë të vitit 2023 Audi rriti ndjeshëm shitjet dhe qarkullimin, por fitoi 26 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, përcjell albinfo.ch.

Një pjesë e fitimit “humbi” nga kostot më të larta dhe një pjesë shkoi për investime, ka thënë drejtori financiar i grupit VW, Jurgen Rittersberger.

Audi shiti 16 për qind më shumë automjete, 1.4 milionë njësi, duke ngushtuar diferencën me konkurrentët BMW dhe Mercedes. Qarkullimi u rrit me 13 për qind, në 50.4 miliardë euro, por fitimi operativ ra me 26 për qind, ose 4.6 miliardë euro.

Fitimi pas taksimit ra nga 5.8 në 4.5 miliardë euro.

Audi arriti një marzh fitimi prej vetëm 7.3 për qind të xhiros.

Synimi vjetor i Audi është të rrisë shitjet nga 1.8 në 1.9 milionë vetura, xhiro nga 69 në 72 miliardë euro dhe një marzh fitimi mbi nëntë për qind, shkruan autocar.